Administrata Austro-Hungareze kreu një regjistrim të popullsisë në Shqipëri në vitin 1918. Fshatrat Bele, Brekije, Kollovoz, Lojme, Nimçe, Novosej, Strezha, Topojan dhe Xhaferaj i përkisnin administrativisht prefektures së Zhurit, nënprefektures së Gorës, me selinë administrative në Shishtavec. Sot, këto fshatra i përkasin administrativisht Bashkisë së Kukësit, dhe ish-njësitë administrative të Topoljanit dhe Shishtavecit.
Regjistrimi i popullsisë u krye me shumë kujdes dhe cilësi. Në mars të vitit 1916, u krye një regjistrim i përkohshëm, i kombinuar me një regjistrim të bagëtive dhe një studim të furnizimeve ushqimore. Në mars të vitit 1917, Franz Seiner, një ekspert i regjistrimit dhe statistikant nga Graci, u dërgua në Shqipëri për të marrë përsipër detyrën e kryezyrtarit të regjistrimit në territoret e pushtuara. Detyra e tij ishte të krijonte një zyrë statistikore provinciale dhe më pas të organizonte një regjistrim të përgjithshëm. Ky regjistrim kërkonte përgatitje të gjera.
Regjistrimi i popullsisë u krye nga Gustav J. Rossler sipas kalendarit të mëposhtëm:
16, 17 Mars 1918 – Novosej
18 Mars 1918 – Strezja
19, 20 Mars 1918 – Kolovoz
22 Mars 1918 – Topojan
23 Mars 1918 – Brekinje
24 Mars 1918 – Nimça
25 Mars 1918 – Lojme
26 Mars 1918 – Bela
Dhëna të plota mbi regjistrimin e popullsisë mund të gjeni: KËTU
