24.12.25

OPOJA në regjistrimin e popullsisë austro-hungareze të vitit 1918

 

Administrata Austro-Hungareze kreu një regjistrim të saktë të popullsisë në territorin e Shqipërisë së pushtuar, i cili nuk u botua zyrtarisht. Materiali i mbajtur nga Akademia Austriake e Shkencave mund të përshkruhet si i jashtëzakonshëm duke pasur parasysh rrethanat dhe kushtet në të cilat u krye dhe në krahasim me regjistrimet e mëvonshme në vendet e Ballkanit. Regjistrimi përmban të dhëna shumë të rëndësishme mbi popullsinë që jetonte në territorin e Shqipërisë së pushtuar, duke përfshirë vendbanimet e komunës së sotme të Dragashit, si dhe mbi lëvizjet migruese gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore.

Bazuar në të dhënat nga regjistrimi, mund të monitorohen lëvizjet demografike dhe migruese të popullsisë së Opojës, si dhe zhvillimi shoqëror dhe ekonomik, arsimi, jeta fetare dhe më shumë. Libri mund të përdoret gjithashtu nga banorët e sotëm të Opojës për të zbuluar informacione të panjohura për paraardhësve të tyre, ose për të zgjeruar njohuritë e tyre për gjenealogjinë e tyre dhe për të plotësuar pemët e tyre gjenealogjike.

Shpresojmë që ky libër të shërbejë si pikënisje për disa kërkime të ardhshme dhe do të jetë një burim i mirë për shkencëtarët dhe studiuesit që do të merren me historinë e Opojës. Të dhënat nga ky regjistrim janë të dorës së parë dhe ofrojnë një pamje reale të situatës dhe imazhit të Opojës në fund të Luftës së Parë Botërore, e cila la pasoja katastrofike në këtë rajon.

Për këtë arsye, është i nevojshëm një version i shtypur i librit, i cili do të jetë i dobishëm për të gjithë banorët e Opojes, studiuesit dhe publikun e gjerë shkencor. Shpresojmë se do të gjejmë mirëkuptim nga institucionet dhe sponsorët në mënyrë që ky libër të botohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Së fundi sqarojmë se kemi ndërhyrë tek emrat e banorëve të Opojës me etimologji turko-arabe që përmbajnë shkronjën Dj, të cilën alfabeti shqip nuk e përdor, atë e kemi kthyer në xh, p. sh. Djafer - Xhafer për t`u kuptuar më mirë nga lexuesit e librit.

Për të shkarkuar librin: 

Link 1: 
KËTU

Link 2: 
KËTU


Nema komentara:

Objavi komentar